Komuna e Junikut dhe Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani kanë nënshkruar marrëveshje ndër-institucionale për praktikë profesionale në drejtimet: Mjekësi, Filologjik, Edukim dhe Shkenca Sociale. Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet dy institucioneve thellon bashkëpunimin ndër-institucional duke ofruar mundësi për praktikë profesionale për student dhe obligon drejtorit përkatëse që studentëve të komunës së tyre tu ofrojnë kushte për mbajtjen e praktikës profesionale sipas profesioneve në afat prej 15 ditë pune për të gjitha drejtimet dhe fakultet. Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi u shpreh që përpos përkrahjes paraprake për student përmes bursave do vazhdoj angazhimi ynë si institucion në kontribut të përgaditjes akademike për student.