Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Bislim Zogaj dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi nënshkruan marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i Muzeut në Krushë të Madhe”. Përmes kësaj marrëveshje ata u dakorduan për përcaktimin e obligimeve të të dyja palëve.
Ndërtimi i këtij muzeu është obligimi i shtetit të Kosovës ndaj të rënëve dhe të gjallëve të Krushës, e cila paraqet sinonimin e dhimbjes, rezistencës dhe heroizmit.