Marrëveshje mes MKRS-së e DokuFest-it për Evropën Kreative

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me DokuFest-in, i cili ka për synim krijimin e rrjetit evropian dhe regjional të partneritetit kulturor dhe kreativ në Kosovë. Memorandumi i nënshkruar nga ministri Kujtim Gashi dhe Eroll Bilibani, drejtor ekzekutiv i DokuFest-it, përkrahur edhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e sektorit kulturor dhe kreativ në Kosovë përmes projektit “Kosova Kreative”. Projekti në fjalë do të ndihmojë në përgatitjen e pranimit të aplikacioneve në programin kornizë të Komisionit Evropian për mbështetje të sektorit kulturor dhe audiovizual “Evropa Kreative” duke hartuar një doracak të praktikave dhe mësimeve më të mira nga organizatat që kanë përvojë në zbatimin e programit në fjalë dhe krijimin e një databaze ndërsektoriale kulturore dhe audiovizuale të organizatave kulturore, artistëve individual, industrisë së filmit, e tjerë nga Evropa, që janë të interesuara në bashkëpunim me organizatat simotra në Kosovë; dhe organizatave kulturore, artistëve individual, industrisë së filmit, e tjerë nga Kosova. Gjithashtu, memorandumi parasheh adresimin e prioriteteve dhe aktiviteteve që derivojnë nga programi Evropa Kreative. Aktivitetet e parapara në bazë të memorandumit do të realizohen e implementohen nga DokuFest-i.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …