Marrëveshje për bashkëpunim në mes të komunës së Shtimes dhe IADK-së

Është nënshkruar Marrëveshje për bashkëpunim në mes të komunës së Shtimes dhe Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (“IADK” ).

Sipas kësaj Marrëveshjeje “IADK”-ja dhe “Komuna e Shtimes” pajtohen të rregullojnë një bashkëpunim të afërt me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së projekteve bujqësore të realizuara nga “IADK”-ja në Komunën e Shtimes, bashkëfinancimin e projekteve (granteve), kryerjen e shërbimeve këshillimore për fermerët nga komuna dhe “IADK”-ja si dhe në përpilimin dhe realizimin e projekteve të reja në këtë komunë për periudhën 2017-2019. Qëllim i Marrëveshjes është ndihma dhe përkrahja e fermerëve të cilët do të jenë në gjendje të prodhojnë për nevoja të veta dhe për tregun.

Me Marrëveshje parashihet që në vitin 2017 Investimi total në Komunë të jetë 40,300.00€ (27,340.00€ “ IAKD “, 7,960.00€ Komuna dhe 5,000.00€ Fermeri ) për ngritja e 10 serrave 160 m²- gjithsej 20,000.00€, investime në byfe të shkollës ku parashihet të punësohen katër gra-gjithsej 11,000.00€. Në këtë shumë parashihen edhe shpenzimet operacionale (selektimi, këshilla, trajnimi, monitorimi, komunikim materiale edukuese, raportim etj, gjithsej 9,300.00€).

Në emër të komunës Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli kurse në emër të ”IADK”-së, z. Zenel Bunjaku-drejtor ekzekutiv. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe nënkryetari i komunës, z. Fatmir Rashiti dhe drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, z. Sabri Çerkini.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …