Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës z.Burim Berisha ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Pingpongut z.Nehat Çitaku dhe udhëheqësit e klubit të pingpongut “Kosovari” nga Bardhi i Madh *
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimin e programeve për të rinjtë dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe organizimin e aktiviteteve me karakter kombëtar si dhe për çështje të tjera të ndryshme që lidhën me përmirësimin e sportit të pingpongut.
Me këtë rast është arritur marrëveshje për ndërtimin e Qendrës së Pingpongut e cila njëkohësisht do të jetë edhe selia e klubit “Kosovari”.
Qendra do të bëhet në Bardh të Madh pikërisht aty ku në vitin 1991 është themeluar Federata e Pingpongut të Kosovës.