Marrin hov sulmet e talibanëve kundër forcave qeveritare afgane

Marrin hov sulmet e talibanëve kundër forcave qeveritare afgane

Zyrtarët afganë thanë se talibanët kanë vrarë së paku nëntë ushtarë dhe policë në dy sulme të ndara. Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Farah, tha se së paku pesë ushtarë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasi postblloku i tyre është sulmuar nga militantët talibanë në qarkun, Bala Buluk. Gjashtë talibanë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur po ashtu në betejën që ka zgjatur disa orë, tha Mehri. Talibanët morën përgjegjësinë edhe për një sulm në provincën Gazni, ku mbetën të vrarë së paku katër pjesëtarë të policisë lokale dhe u plagosën shtatë të tjerë. Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit bëri të ditur se ka arritur në  60 numri i viktimave nga një sulm vetëvrasës që ka ndodhur në Kabul, më 22 prill.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …