Marrja e kryesisë së radhës së OSBE-së është vërtet një moment historik për Shqipërinë duke qenë një vend, që në të kaluarën kundërshtoi Aktin Final të Helsinkit për mos-ndryshimin e kufijve. Kryesia e OSBE-së shënon pikën kryesore të transformimit tonë të rëndësishëm, deklaroi kryeministri. Edi Rama në marrjen e postit të Kryetarit në Detyrë të organizatës rajonale të sigurisë. “Vizioni ynë për kryesinë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020 udhëhiqet nga tre objektiva të rëndësishme, përqendrimi në baza duke zbatuar së bashku dhe me mirëbesim, tërësinë e angazhimeve tona politike, ndryshime në terren, qoftë këto në parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti, monitorimit të zgjedhjeve ose mbështetjen e reformave, apo përmirësimit të sigurisë dhe prosperitetit të qytetarëve tanë dhe duke vazhduar forcimin e dialogut të frymëzuar nga 30 vjetori i Marrëveshjes së Parisit”, deklaroi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …