Marrja në pyetje e dëshmitarit të parë në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në Gjykatën Speciale ka vazhduar lidhur me përmbajtjen e pakos së parë me dokumente të cilat, sikur thuhet janë sekuestruar nga OVL-UÇK. Dëshmitarja e parë e ZPS-së, Zenka Pumer ka thënë se pako 1 përmbante dokumente me kërkesa për koordinim të ofruara nga Task Forca Speciale Hetimore. “Një pjesë e madhe e dokumenteve që përmbante paketa 1 janë kërkesa për koordinim të ofruara nga Task Forca Speciale Hetimore, pra ndihmë në hetime nga prokurori serb i zyrës për krime lufte. Pra, ka të bëjë me komunikimin midis prokurorit serb për krime të luftës dhe njësi të ndryshme apo stacioneve të ndryshme policore, bëhet fjalë për komunikim të brendshëm kur prokurori i kërkonte policisë të zhvillonte hetime, për shembull të gjente dëshmitarë apo të merrte deklarata, dhe policia pastaj raportonte, kthente përgjigje dhe jepte materialet e kërkuara”, ka thënë dëshmitarja e ZPS-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …