Komuna Deçan

Marsh protestues në Deçan kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila përfillë ligjet e kohës së Milosheviqit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka ftuar për sot qytetarët e Komunës se Deçanit, por edhe me gjerë, që të i bashkohen marshit në kundërshtim të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës për faljen e pronave publike të ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit. Kryesia edhe një herë e përsërit qëndrimin se Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në ndesh me rendin e ri juridik në Kosovës, të krijuar pas vitit 1999 dhe pas 17 shkurtit të vitit 2008, kur vendi ynë e shpalli pavarësinë. Ne edhe një herë i kërkojmë reflektim Gjykatës Kushtetuese, ajo duhet të e revokojë vendimin e saj, po ashtu duhet të japin dorëheqje gjykatësit e saj shqiptarë: Arta Rama-Hajrizi, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi dhe Gresa Caka-Nimani, sepse me anë të votimit me rastin e shqyrtimit të kësaj lëndë kanë dhënë pëlqimin pro Manastirit të Deçanit dhe kërkesës së Sava Janjiqit, institucion ky dhe personel që nuk e pranojnë Republikën e Kosovës dhe ligjet e saj.m Është shumë paradokse se si gjykata e shkallës me e lartë në vendin tone, bie pre e provokimeve he ndërhyrjeve nga jashtë, si dhe është shumë e pa pranueshme se pse kjo gjykatë legalizon ligjet e kohës se Millosheviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …