Partia Demokratike, në zgjedhjet e 25 qershorit ka marrë 90 për qind të votave të banorëve të fshatin Llazarat, ka fituar shumicën në rrethin e Kukësit dhe mezi ka fituar shumicën në rrethin e Shkodrës. Në të gjitha rrethet e tjera të vendit shumicën e votave i ka fituar Partia Socialiste, e cila ka marrë 74 mandate për përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë, mandate të mjaftueshme për t’ i ndërtuar institucionet e reja të vendit. Po t’ i shtojmë këtij numri edhe 20 mandate të majta të shkizmatikut, Ilir Meta dhe një mandat të PSD-së, del se e majta në Shqipëri ka fituar 95 mandate, ose dy të tretat të votuesve të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Elektorati socialist në Shqipëri tashmë është konsoliduar dhe në vitet të vijim pritet që një numër i madh i votuesve të LSI-së t’ i bashkohen Partisë Socialiste, e cila pa dyshim se do ta mbajë pushtetin për vite të tëra, nëse nuk e ndërpret angazhimin për t’i forcuar institucionet, ligjin e rendin në pajtim me Kushtetutën.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …