Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili po akuzohet për shpëlarje parash ka reaguar pas publikimi të lajmit se gazetari i tv planet në Slloveni, Vitomir Petrovic nuk është dënuar, edhe pse ambasadori Berishaj e paditi për shpifje. Sipas raportimit të Albanian Post, rasti ka “përfunduar pa efekt juridik”. Ai përmes një postimi e ka akuzuar për shpifje, duke thënë se Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar. Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar”, ka saktësuar Martin Berishaj.
