Martin Dvorak: Asnjë burrështetas që ka retorikë ë moderuar në Kosovë, nuk e merr dot pushtetin e mbingarkuar me nacionalizëm

Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, i cili qëndroi në Kosovë për një vizitë zyrtare ku takoi krerët e shtetit, ka deklaruar se Asnjë parti politike ose burrështetas që ka retorik më të moderuar dhe më pajtues nuk mund ta marrë pushtetin në Kosovë, në këtë fazë, meqë skena politike është e mbingarkuar me nacionalizëm. Duke vlerësuar frymën pro-evropiane të Kosovës, Dvorak ka theksuar se pengesa më e madhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian janë tensionet me Serbinë. Pengesa më e madhe është konflikti i papërfunduar. Bashkimi Evropian nuk dëshiron të zvarritet në një konflikt lufte apo tensione në rritje”, ka pohuar ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Çekisë, Martin Dvorak.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …