Martin Griffiths: Mbi 8 milionë ukrainas janë larguar nga vendi , që kur nisi lufta një vit më parë

Martin Griffiths: Mbi 8 milionë ukrainas janë larguar nga vendi , që kur nisi lufta një vit më parë

Koordinatori për Ndihmë Emergjente i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, tha se pothuajse 8 milionë ukrainas  janë larguar nga vendi , që kur nisi konflikti gati një vit më parë. Mbi  8 milionë qytetarë  janë larguar nga Ukraina për në shtetet fqinje, ndërkaq 5.3 milionë persona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, tha Griffiths në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kreu i Zyrës për Koordinim dhe Çështje Humanitare të OKB-së, tha se 17.6 milionë ukrainas, apo pothuajse 40 për qind e popullatës së Ukrainës, kanë nevojë për ndihmë humanitare. Aitha se më vonë gjatë këtij muaji, në Gjenevë do të prezantojë Planin për Përgjigje Humanitare për Ukrainën. Ai tha se ky plan kërkon një shumë prej 3.9 miliardë dollarësh. Mbi 7.000 civilë janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, thuhet në shifrat e prezantuara nga OKB-ja. Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka shkaktuar lëvizjen më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …