Israel Palestinians Netanyahu Blame Game

Martin Indik: Benjamin Netanjahu duhet të japë dorëheqje nga pozita, para se t’i bëjë edhe më shumë dëm Izraelit

Ish-ambasadori amerikan,  në Izrael, Martin Indik, e ka cilësuar kryetarin  izraelit, Benjamin Netanjahu, si rrezik të qartë dhe të pranishëm për vendin, duke i bërë thirrje të japë dorëheqje nga pozita, para se t’i bëjë edhe më shumë dëm Izraelit. Deklarata e tij u postua pas raportit të gazetës  Nju Jork Tajms, sipas të cilës  Netanjahu ishte i vetëdijshëm për ndihmat financiare që Katari po dërgonte në Gazë. Ai dhe zyrtarë të tjerë izraelitë lejuan që të dërgoheshin ndihma financiare në Gazë me shpresën se do të ndihmonte në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe me besimin se Hamasi nuk kishte kapacitetin për të nisur një sulm tjetër. Martin  Indik, i cili ka luajtur një rol kyç në përpjekjet për krijimin e një marrëveshjeje izraelito-palestineze, thotë se vendosmëria e Netanjahut  për të qëndruar në pushtet, pavarësisht nga kostoja, është një rrezik konkret për sigurinë e Izraelit. Kjo luftë është sfidë e veçantë për kryetarin  amerikan, Joe Biden, pasi ai po përpiqet të balancojë mbështetjen për aleatin kryesor të Amerikës në Lindjen e Mesme, me thirrjet për armëpushim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …