Martin O’Donnell thotë se stërvitja DEFENDER 23 ka përfunduar më herët duke marr në konsideratë situatën në veri

Martin O’Donnell thotë se stërvitja DEFENDER 23 ka përfunduar më herët duke marr në konsideratë situatën në veri

Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, tha se stërvitja ushtarake shumëkombëshe DEFENDER Europe 23 merr në konsideratë edhe situatën në veri të Kosovës. Në një intervistë për DW, ai ka thënë se për shkak të rrethanave në Kosovë dhe shqetësimeve të SHBA-së për situatën e sigurisë, Komanda Evropiane e SHBA-së përfundoi pjesën e stërvitjes DEFENDER 23 më herët nga sa ishte planifikuar. Po ashtu, Martin O’Donnell ka treguar për rëndësinë strategjike që ka Defender 23 për sigurinë rajonale. Shqipëria është zgjedhur për herë të dytë si vend pritës për një stërvitje kaq të madhe ushtarake. Lidhur me këtë Martin O’Donnell ka thënë se Shqipëria ka një histori të gjatë angazhimesh të gjera me NATO-n, duke përfshirë kontributin në stërvitjet e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …