Martin Shulz: Fundi i “Shengenit” do të sjellë pasoja katastrofale për Evropën

Kryetari i Parlamentit Evropian,  Martin Shulz,  ka deklaruar se fundi i Shengenit do të sillte pasoja katastrofale për Evropën, derisa ajo  vazhdon të jetë e përfshirë  nga debate dhe kaosi të  krizës nga  klandestinëve dhe skenarët e mundshëm për zgjidhjen e saj. Në alternativat e ngritura për vendosjen e kufijve, për tu dorëzuar apo luftuar, Shulz ashtu si kreu i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker zgjedh të luftojë për hir të Europës dhe evropianëve “Më duket se të gjithë ata që bëjnë thirrje për mbyllje të kufijve, në realitet nuk duan të shohin efektet katastrofale që mund të sjellë ky vendim”, thekson ai në një intervistë, duke parashikuar dëme të mëdha ekonomike dhe një kërcënim serioz për rritjen ekonomike dhe për vendet e punës. Më herët kryeministri i Francës, Manuel Valls deklaroi se kriza e emigrantëve e rrezikon seriozisht Evropën dhe Shengenin, Sipas tij, ardhjet masive të azilkërkuesve mund të destabilizojnë shoqërinë në shtetet evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …