Martin Vulaj; Miqtë e Kosovës në Amerikë, veçmas në Capitol Hill me thirrjen urgjente që Kosova të ndryshojë kursin e Albin Kurtit

Martin Vulaj, drejtori i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, dhe një nga liderët më të spikatur të komunitetit shqiptar në Amerikë, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, shprehet i “tronditur” me nivelin e marrëdhënieve në mes administratës amerikane dhe qeverisë së Kosovës. Ai pohon se SHBA-të presin urgjentisht që Kosova “ta ndryshojë kursin” e përplasjeve me administratën amerikane. Vulaj ka folur për rrugën negative të përzgjedhur nga qeveria Kurti në marrëdhëniet me ish -Presidentin Biden: “Në mënyrë tronditëse, në vend që të gjente një rrugë pragmatike për bashkëpunim, Kosova zgjodhi një rrugë sfiduese. Fyerjet dhe komentet nënçmuese drejtuar Ambasadorit Grenell—fillimisht të menduara si incidente të izoluara—vazhduan kundër Palmer, Chollet, Escobar, O’Brien dhe madje edhe kundër Sekretarit Blinken. Niveli i tillë i komunikimit, po vazhdon edhe më tutje, duke rrezikuar thellësisht marrëdhëniet. Vulaj pohon se deklaratat e Grenellit duhet marrë tepër seriozisht: “komentet e Grenellit duhet të kuptohen jo vetëm si një pasqyrim i gjendjes aktuale të marrëdhënieve, por edhe si një paralajmërim se një ndryshim i qasjes ndaj Shteteve të Bashkuara është i nevojshëm. Për më tepër, fakti që djali i Presidentit ka mbështetur publikisht deklaratat e Grenell-it është shqetësues. Edhe më alarmuese është që Miqtë e Kosovës në Capitol Hill po përsërisin thirrjen urgjente që Kosova të ndryshojë kursin.”

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për deputet, Selim Pacolli, ka theksuar mbështetjen e fortë që qyteti i Ferizajt ka shprehur ndaj Koalicionit për Familjen

Koalicioni “Për Familjen” – Platformë për Stabilitet dhe Zhvillim, tha Selim Pacolli, në një intervistë për Radion Kosova e Lirë

Në një intervistë për Radion Kosova e Lirë, kandidati për zgjedhjet parlamentare, Selim Pacolli, theksoi …