Në vendgrumbullimin e hapur të mbeturinave në fshatin Martinaj të Gucisë, sot është parë të hidhen edhe bagëti të ngordhura. Ende është e paqartë nëse kjo lopë është e infektuar nga virusi i Sëmundjes Gungore të Lëkurës së gjedhit(SGL), groposja e të cilave është e obligueshme.
Punëtorë të Ndërmarrjes Komunale për Çështje Publike të komunës së Plavës, kah ora 12-të janë parë nga dy banorë të Martinajve tek po dërgonin me një traktor të vogël një lopë të ngordhur tek vendgrumbullimi I hapur I mbeturinave në Kodren Jerina, e cila s’ka 300 metra vijë ajrore larg venbanimeve të para. “Ne menjeherë kemi lajmruar inspekcionin, ndërsa edhe gazetarët kanë ardhë në vendin e ngjarjes për të pasqyruar me fakte atë që pusheti malazez po bën në këtë lokacion. Pra, krahas papunësisë, presioneve të mëparshme me kishe slave dhe që nga 2013-ta me këtë vendgrumbullim mbeturinash, s shihet qartë synimi I pushtetit të Malit të Zi për të helmuar popullatën e kësaj treve dhe për t’nxitur shpërnguljen,sic edhe ia ka dal…”, thotë Zeqir Hasanxhekaj, njëri ndër të gjashtë anëtarët e Këshillit për Parandalimin e ndërtimit të Deponisë në Martinaj, I cili shton se vetëm në tri vitet e fundit kanë emigruar pese familje me nga pesë-gjashtë anëtarë.
Kafsha mund t’jetë e infektuar me virusin gungor!
Ende është e paqartë nëse kjo lopë është e infektuar nga virusi I Sëmundjes Gungore të Lëkurës së gjedhit(SGL), groposja e të cilave është e obligueshme. Por,fakt është se vetëm brënda tri viteve të fundit qëkur filluan presionet e pushetit malazez mbi komunitetin e atjeshëm për vendosjen e këtij vendgrumbullimi të hapur mbetunirash rreth 300 metra vije ajrore nga vendbanimet, por edhe nga presionet paraprake për ndërtimin e një kishe ortodkse slave ne gjirin e Martinajve(aktualisht, fshat I vetëm I banuar me shumicë shqiptare ne krahinën e Plave Gucisë), janë shpërngulur 5 familje martinase me nga pesë-gjashtë anëtarë. Ndër to janë edhe familja e anëtarit të Këshillit për Parandalimin e Ndërtimit të Deponisë së Martinajve, Xhevat Lecaj si dhe koordinatorit të këtij këshilli Naim Prelvukajt, intelektual dhe veprimtar I shquar I cështjes kombtare, I cili krahas gjobave dhe arrestimit me disa bashkefshatare të tij, për shkak të rezistencës së tij kundër kësaj deponie tash dy vjet vuajti dënimin dhjetëditor në burgun e Bjello-Poljes.
Mali I Zi “shtet ekologjik”?
E në është ky vendgrumbullim I hapur mbeturinash me anë të të cilit helmohen banorët e Martinajve dhe të fshatrave përreth në pajtim me politikat integruese të Bashkimit Evropian të Malit të Zi i cili është deklaruar “si shtet ekologjik”, le ta thotë politika malazeze, por edhe disa parti shqiptare apo individ në shërbim të saj. Sepse, nën valimin e flamurit kombtar ata po ndihmojnë shtypjen e kombit të vet, të cilit krahas papunësisë dhe diskriminimit në forma të ndryshme, po iu mohohet edhe e drejta elementare per mjedis të pastër duke I kontribuar kështu depopullimit të mëtutjeshëm të trevave të banuara me shqiptarë… (Jeta Beqiraj)