Martohet, Altin Jakup Krasniqi me Elizabetë Sylajn. Lajmin për martesën e Altin Jakup Krasniqit me Elizabetë Sylajn e ka bërë të ditur familja si dhe përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Ai me këtë rast ka shkruar se njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe, në Hagë.
Urime, Altin Krasniqi dhe Elizabetë Sylaj, thuhet në postimin e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Edhe stafi i Radios-Kosova e Lirë dhe i TV-Diellit, me këtë rast uron martesën e Altin Jakup Krasniqit me Elizabetë Sylajn, ndërsa çiftit të ri i dëshiron fat, trashëgim dhe kthimin sa më shpejt të Jakup Krasniqit në vatrën familjare.