Mary Edith Durham (1863-1944) intelektuale, shkrimtare, mikesha më e merituar e shqiptarëve

Mary Edith Durham (1863-1944) intelektuale, shkrimtare, mikesha më e merituar e shqiptarëve

( Në 72-vjetorin e vdekjes së mikeshës më të madhe e më të dashur të shqiptarëve)

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një intelektuale udhëpërshkrues, artiste, shkrimtare nga Britania e Madhe, e cila u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX. Për shqiptarët në përgjithësi, Mary Edith Durham, do të mbetet “princesha” mbrojtëse e çështjes shqiptare të kohës, njëra ndër intelektualet, e cila ngriti zërin kundër padrejtësive që iu bëheshin shqiptarëve nga shtetet fqinje dhe nga Fuqitë e Mëdha të Evropës. Ajo, në mesin e shqiptarëve gjeti miq të vërtetë, të cilët në çdo çast në çdo rast nevojë ia hapen derën dhe nuk kursyen asgjë për të.  Mikpritja që i bënë shqiptarët, respekti dhe nderimi që ata bërë për të e kishin entuziazmuar tejmase. Ajo ishte ndër intelektualet krejt të pakta të Evropës, e cila mori anën e shqiptarëve, jo vetëm për shkak të mikpritjes së tyre, por në radhë të parë për shkak të gjendjes së tyre të vështirë, të rëndë dhe buzë shfarosjes, në kohën  kur shtetet sllave të Ballkanit, të përkrahura nga Rusia Cariste dhe Shtet e  Evropës bënë përpjekje për t’i shfarosur të gjithë shqiptarët, me qëllim që trojet e tyre t’ua jepnin Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Zonja Durham, jetën shqiptare e kishte parë dhe studiuar nga brenda. Ajo me kohë ishte bërë zëdhënëse shpirtërore e tyre dhe kishte ushtruar sado pak ndikim edhe në politikën dhe diplomacinë e kohës. Shqiptarët me të drejtë krenohen për princeshën e tyre, e cila si engjëll mbrojtës nga Anglia e largët kishte arritur në trojet shqiptare për të parë e për ta mësuar të vërtetën e një kombi buzë shfarosjes, por që kishte mbijetuar falë besës, nderit, karakterit luftarak dhe burrëror të tyre.  Shqiptarët e kanë përkujtuar dhe kurdoherë e përkujtojnë me respekt mikeshën, princeshën e tyre të paharruar. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …