Masa rigoroze ndaj operatorëve që i shkelin rregullat dhe marrëveshjet bilaterale mbi transportin e udhëtarëve

Të mërkurën, në ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, janë takuar komisionet teknike për transport tokësor të Kosovës dhe Shqipërisë, për të diskutuar rreth respektimit të licencave nga kompanitë për transportin e udhëtarëve.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, udhëheqës i këtij takimi, e njoftoi palën shqiptare lidhur me shkeljen e masave nga operatorët nga Shqipëria që janë të licencuar për transport transit nëpër Kosovë dhe përcolli mesazhin e Qeverisë së Kosovës dhe ministrit Pal Lekaj, që qarkullimi i lirë të mos pengohet, por të respektohen rregullat dhe marrëveshjet e nënshkruara në këtë fushë.

Kadriu dhe prijësi i delegacionit nga Shqipëria, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Artan Shkreli, u dakorduan për marrjen e masave rigoroze drejt ndërgjegjësimit të operatorëve që i shkelin rregullat dhe marrëveshjet bilaterale mbi transportin e udhëtarëve.

Më tutje, të dy delegacionet u pajtuan që në të ardhmen të ketë harmonizim edhe më të mirë të akteve legjislative në këtë fushë, që të mos ketë pengesa në operimin e transportit të udhëtarëve, qoftë në linjat transite apo ato ndërkombëtare.

Ky takim u organizua në mënyrë të menjëhershme, pas vendimit të MIT, për të ndaluar dy operatorë të Shqipërisë, pas shkeljes së lejes për të qarkulluar nga Tirana në Bajram Curr, përmes Kosovës, vetëm transit, por që këta kanë ndaluar të marrin udhëtarë, duke shkaktuar dëme te operatorët vendas.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …