Policia e Kosovës njofton i ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit të inaugurimit të Hashim Thaçit në pozitën e kryetarit të Kosovës. Plani policor ka për qëllim kryesor mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, zbatueshmërinë e ligjit, shtimin e masave të sigurisë para, gjatë dhe deri në përfundim të ceremonisë në shesh, hapësirë kjo e cila do të jetë e dedikuar vetëm për personat e ftuar, si dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore. Policia e Kosovës njofton se me qëllim të shmangies së tollovive dhe krijimit të kolonave të mundshme në trafik, do të ndalojë dhe ridrejtojë të gjitha veturat, përveç atyre të cilat janë të angazhuara në këtë operacion. Bllokimi, ndalja dhe ri-drejtimi i të gjitha veturave do të bëhet në: Bllokimi i rrugës “Agim Ramadani” do të bëhet tërësisht duke filluar nga ora 09:00 (prej udhëkryqit tek xhamia që të shpie në drejtim të Gërmisë deri te udhëkryqi i Ministrisë së Arsimit), deri në përfundim të ceremonisë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …