Masakra e Mejës shpërfaq barbarinë e regjimit serb, qëllimi i të cilit ishte spastrimi etnik i shqiptarëve, tha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Masakra e Mejës shpërfaq barbarinë e regjimit serb, qëllimi i të cilit ishte spastrimi etnik i shqiptarëve, tha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka bërë  homazhe te Kompleksi Memorial në Meje të Gjakovës, në 23-vjetorin e masakrës më të madhe që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë gjatë luftës. Në Meje atë ditë forcat ushtarake e policore  kanë vrarë e masakruar 376 civilë, në mesin e tyre, fëmijë gra e pleq.  Memli Krasniqi është shprehur me këtë rast  se Masakra e Mejës shpërfaq barbarinë e regjimit serb, qëllimi i të cilit ishte spastrimi etnik i shqiptarëve. “Masakra e Mejës, ndër më të mëdhatë të kryera në Kosovë, shpërfaq barbarinë e një regjimi. Por, gjurmët e këtyre krimeve nuk mund të fshihen asnjëherë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimi i kriminelëve të luftës, do të jenë përherë kërkesat e Kosovës derisa drejtësia të vihet në vend. Lavdi martirëve të Masakrës së Mejës!”, ka thënë Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …