Me dy vjet burgim është dënuar ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq. Ai është shpallur fajtor këtë të enjte për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut. Ai akuzohej “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Kujtojmë se ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq, masakrën e 45 civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Reçak, e ka quajtur trillim. Kryetari i trupit gjykues, Musa Konxheli ka thënë se ekzekutimi i dënimit me burg, do të bëhet pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …