E diela ishte ditë e zezë për Kosovën, pasi u shënuan 36 viktima nga COVID-19, numri më i lartë i të vdekurve në ditë që kur u shfaq pandemia në mars të vitit 2020. Duke e parë gjendjen e rënduar, Qeveria e Kosovës mori masa të reja shtrënguese për të frenuar përhapjen. Kështu, kthehet ora policore për të gjithë qytetarët që fillon prej orës 22:00 deri në ora 05:00. Maska është e detyrueshme gjithandej, përveç në tri raste: Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes; Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike dhe; Gjatë ngrënies apo pijes. Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, pezullojnë aktivitetin e tyre deri me datë 13 shtator 2021.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …