Masat ndaj virusit korona po e rrisin ankthin tek qytetarët, pasi ato po vlerësohen si ndëshkueese e jo mbrojtëse

Masat ndaj virusit korona po e rrisin ankthin tek qytetarët, pasi ato po vlerësohen si ndëshkueese e jo mbrojtëse

Ekspertët e shëndetit mendor në vend ngrenë alarmin se masat anti-Covid do të rrisin ankthin tek qytetarët, pasi ato cilësohen si ndëshkuese dhe jo si masa mbrojtëse. E gjithë kjo ndodhë pasi në vlerësimin e tyre institucionet nuk po punojnë paraprakisht në ndërgjegjësimin e njerëzve rreth masave. Po bëhen gati nëntë muaj që kur Kosova po përballet me këtë pandemi. Institucionet kanë vendosur që nga mbrëmë në dhjetë komuna të fillojë orë policore në orare të caktuara, si shkak i rritjes së numrit të madh të rasteve me këtë virus. Drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, Sami Rexhepi, në një intervistë për KosovaPress, theksoi se është momenti i fundit për ndërgjegjësim, me që Kosova fatkeqësisht ka një sistem shëndetësor të brishtë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj pas dështimit të Haxhiut: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet me marrëveshje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar shkurt pas dështimit të radhës për zgjedhjen …