Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj deklaroi gjatë konferencës për medie se ministria që ai drejton ka paraparë ndërmarrjen e shumë masave me qëllim të mbarëvajtjes së procesit edukativo-arsimor gjatë këtij viti shkollor. Ai ka theksuar se të gjithë pjesëmarrësit në shkollë janë të obliguar të bartin maska, dhe shtoi se Ministri i Arsimit dhe Shkencës ka shpërndarë rreth gjysmë milioni maska në të gjitha shkollat në territorin e Kosovës. Në rast nevoje është paraparë angazhimi me normë plotësuese i rreth 1,000 mësimdhënësve për 9 muaj, treqind mësimdhënës në gjendje të renduar shëndetësore do të jenë jashtë procesit dhe do të jenë të mbuluar financiarisht, 100 punëtorë teknik, etj”. Prindër dhe mësimdhënës, jemi të vetëdijshëm për rrethanat që kemi kaluar dhe po kalojmë, është shumë me rëndësi kontributi juaj në rritjen e vetëdijes së nxënësve për rëndësinë e higjienës dhe kujdesit brenda dhe jashtë arsimore, theksoi në mes tjerash ministri i Arsimit, Ramë Likaj.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …