MASHT akoma nuk ka treguar nëse më 14 shtator nis mësimi për të gjitha klasat e nivelit parauniversitar

MASHT akoma nuk ka treguar nëse më 14 shtator nis mësimi për të gjitha klasat e nivelit parauniversitar

Derisa edhe pak ditë do të nisë viti shkollor, Ministria e Arsimit ende nuk ka treguar nëse më 14 shtator mësimi fillon për të gjitha klasat e nivelit parauniversitar apo vetëm për disa. Drejtues të SBASHK-ut e njohës të çështjeve të arsimit i kanë bërë thirrje Ministrisë që sa më parë t’i bëjë të qarta këto detaje për të mos krijuar huti te nxënësit. Edhe pse kanë mbetur një javë deri në fillimin e vitit shkollor, ende nuk është e qartë se cilat klasa do të fillojnë mësimin më 14 shtator. Në fund të gushtit kur mësimi planifikohej të niste më 1 shtator, plani i Ministrisë së Arsimit ka qenë që javën e parë mësimi të fillojë vetëm parashkollorët, klasat e para, të dyta, treta, të gjashta dhe të dhjeta. Mirëpo, pas shtyrjes për dy javë të fillimit të vitit shkollor, Ministria nuk ka dhënë informacione nëse ky plan ka ndryshuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …