leoni

Ministria e Arsimit

MASHT: Ata mësimdhënës që kërkojnë ngritje të pagave duhet të demonstrojnë cilësinë

Edhe pse me Projektligjin për pagat mësimdhënësit janë renditur me koeficient mjaftë të ulët, Ministria e Arsimit ka thënë se pagat e tyre nuk do të ulen. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, është zotuar se para se Projektligji të shkojë në Kuvend do të kërkojnë që të bëhet rishikimi i tij dhe të bëhen ndryshime. “Absolutisht nuk do të lejohet asnjë zvogëlim i pagave apo ulje e statusit të mësimdhënësve. Profesioni i mësimdhënësve është i rregulluar dhe asnjë Qeveri nuk do ta kthejë këtë profesion mbrapa. Por ajo çfarë duhet t’u themi të gjithë mësimdhënësve është që kur ata bëjnë kërkesa për ngritje të pagave duhet të demonstrojnë që vërtet cilësia është ngritur dhe në proporcion me atë ngritje do të ngrihen pagat”, ka deklaruar ministri, Arsim Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin

Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …