leoni

BQK, MASHT dhe Fondi Evropian për Evropën Juglindore nënshkruajnë marrëveshje përfshirjen e edukimit financiar në shkolla

MAShT-i: Edhe këtë vit do të bëhet sigurimi i teksteve falas

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka vendosur që për nxënësit e klasës së gjashtë deri në të nëntën të shfrytëzohen tekstet e gjeneratës paraprake. Ndërsa, për nxënësit nga klasa e para deri në klasën e gjashtë edhe këtë vit do të bëhet sigurimi i teksteve falas. Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, i ka thënë “Radio Kosovës” se të gjithë nxënësit edhe këtë vit shkollor do të kompletohen me tekste shkollore. “Nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë të gjitha tekstet të gjithë nxënësit do t’i kenë të përdorura nga viti paraprak. Ndërsa nga klasa e parë deri të klasa e gjashtë janë të gjitha tekstet e reja”, ka thënë Kadriu. Një vendim të tillë është përkrahur nga prindërit të cilët i kanë fëmijët e tyre në shkollë. Vendimi i MAShT-it për ruajtjen e teksteve shkollore, përveç shmangies së keqpërdorimeve, kursimit të buxhetit, ka për qëllim edhe vetëdijesimin e nxënësve për rëndësinë e librit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …