MASHT ËSHTË NË FAZËN FINALE TË SHPALLJES SË KONKURSIT PËR TEKSTET E REJA SHKOLLORE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me anëtarët e Këshillit të ekspertëve për programe dhe tekste shkollore, në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se, MAShT është në fazën finale të shpalljes së konkursit për tekstet e reja shkollore, ndërkaq u theksua se tekstet e reja shkollore do të jenë të gatshme për përdorim në vitin shkollor 2019/2020. Ministri Bytyqi, me këtë rast, ka vlerësuar lartë punën e ekspertëve të Këshillit të teksteve shkollore, duke thënë se jemi në rrugë të mbarë që mbi bazën e kompetencave ligjore të finalizojmë çështjen e teksteve të reja. Ministri Bytyqi ka theksuar se konkursi për tekste të reja do të jetë publik, por do të ndahet në dy faza. Ai tha se në fazën e parë do të ketë konkurs për nivelet 0, 1, 6 dhe 10, konkursi do të shpallet shumë shpejt dhe sipas planit dinamik parashihet që deri në tetor të bëhet dorëzimi i dorëshkrimeve për tekstet e reja, ndërsa faza e dytë e konkursit pritet të hapet në muajin korrik, ku do të përfshihen tekstet për klasat 2, 7 dhe 11 dhe që parashihet që në janar të dorëzohen dorëshkrimet për pjesën e dytë të librave. Ministri Bytyqi, po ashtu ka thënë se, Këshilli i ekspertëve ka vendosur që, për të lehtësuar punën e mësimdhënësve dhe nxënësve, duhet të hartohet edhe material shtesë dhe një udhëzues përdorimi. Ndër të tjera, ministri Bytyqi ka folur edhe për përshpejtimin e procedurave për dërgimin e Projektligjit për tekstet e reja shkollore në Kuvendin e Kosovës, finalizimin e teksteve të gjuhëve të huaja dhe gjetjen e një alternative për tekstet e shkollave profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …