Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ndau bursa për 732 studentë të universiteteve publike. Gjatë ceremonisë së ndarjes së bursave, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se ndjehet krenar dhe me fat që në cilësinë e ministrit të Arsimit, të takoj studentët më të mirë të universiteteve publike të Kosovës dhe të ndaj bursat shtetërore, si një mirënjohje për gjeneratën e re e cila me angazhimin e saj do ta bëjë Kosovën krenare dhe pjesëtare të barabartë të Bashkimit Evropian. Kosovës, ndër të tjera, i duhen gjenerata, që mendojnë për teknologjitë e shek. 21, për të arriturat e internetit dhe përfshirjen e gjerë në tregun e punës. Nga janari i vitit 2016, do të demonstrohet cilësi dhe do të prezantohen produktet e para të punës njëvjeçare të Ministrisë. Ministri Bajrami ka thënë se, vetëm gjatë këtij viti akademik janë dërguar për studime më shumë se 200 studentë në SHBA, Britani të Madhe dhe shtete të tjera, me financim të plotë të Qeverisë së Kosovës dhe qeverisë amerikane përmes USAID-it.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …