leoni

Ministria e Arsimit ka kërkuar që ora e parë mësimore t’i kushtohet pavarësisë së Kosovës

MASHT-i ka mirëpritur vendimin e autoriteteve turke për lejimin e lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat e Turqisë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka mirëpritur vendimin e autoriteteve turke për futjen e lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat turke si lëndë zgjedhore nga viti shkollor 2017/2018, në nivelin e arsimit fillor parauniversitar. Ky është vendim shumë i rëndësishëm për komunitetin shqiptar që jeton në Turqi, të cilit i është dhënë mundësia për kultivimin e gjuhës amtare dhe një kohësishtë promovon diversitetin etnik dhe të drejtat e komuniteteve. Ministria e Arsimit zotohet se do të japë ndihën e pakursyer institucionale për shqiptarët që jetojnë në shtetin turk dhe zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe, përmes ofrimit të ndihmës në hartimin e Kurrikulës, Plan programeve dhe trajnimit të mësimdhënësve, në koordinim me institucionet arsimore të Republikës së Turqisë, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …