Për procesin e rishikimit ministria ka njoftuar se do të formojë një komision me ekspertët më të kualifikuar në vend. “Të ftuar do të jenë të gjitha palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës. Ky proces do të kryhet në mënyrë profesionale, etike e transparente, dhe me tërë përkushtimin që kërkon ligji dhe detyra. Duke marrë parasysh shqetësimet e prindërve në adresë të Ministrisë, sqarojmë edhe një herë që nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual. Edukimi seksual synon të pajisë fëmijët dhe të rinjtë me njohuri të bazuara në fakte shkencore rreth shëndetit seksual dhe riprodhues, dhe i ndihmon të kuptojnë ndryshimet trupore që ndodhin gjatë zhvillimit”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkon që, Albin Kurti të mos jetë më kryeministër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pas zgjedhjeve të …