MASHT LANSON PROGRAMIN “ME SHKOLLAT PËR KOMUNITETE TË SIGURTA” PËR SHKOLLAT E ARSIMIT PRIVAT NË KOSOVË

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, me mbështetjen e Zyrës së IOM në Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit, lansoi programin “Me shkollat për komunitete të sigurta” për sektorin e arsimit privat në Kosovë. Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i MASHT, Ekrem Kastrati fillimisht, falënderoi IOM-in, zyrën në Kosovë që e ka bërë të mundur realizimin e programit në vendin tone. Tutje, Kastrati tha se për MASHT-in është e rëndësishme që po fillojmë shtirjen e programit edhe në shkollat e Arsimit Privat duke pas parasysh rëndësinë e këtijë sektori për zhvillimin dhe avancimin e vlerave arsimore në vend. “Për ne sikur në arsimin publik edhe në atë privat, është e rëndësishme rritja e nivelit të sigurisë në hapësirat shkollore si dhe parandalimi i çdo lloj sjellje të dhunshme si nga ana e fëmijëve po ashtu edhe nga stafi i shkollës”, tha Kastrati. Ndërsa, ekspertja e programeve arsimore për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm në MASHT, Mimoza Hasani Pllana në emër të IOM-it dhe Koordinatori Nacional për parandalim të ekstremizmit në nivel nacional, Lulzim Fushtica falënderuan MASHT-in dhe partnerët në Shqipëri që kanë kontribuar për hartimin dhe zbatimin e një programi që ndihmon në përmbushjen e tri objektivave kyçe, të Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm 2015-2020. Programi do të zgjasë dy ditë dhe përfshinë koordinatorët e cilësisë, psikologët dhe mësimdhënës të lëndës Edukata Qytetare, nga 28 shkolla të arsimit parauniversitar në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …