MASHT me përgatitje intensive për Testin Ndërkombëtarë TIMSS

Ministri i Arsimit Shyqeri Bytyqi ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të Komisionit për mbikëqyrjen e testeve ndërkombëtare, përfaqësuesve të Drejtorive Komunale të Arsimit dhe koordinatorëve për testin TIMSS në nivel komune, ku u bashkëbisedua për përgatitjet rreth mbarëvajtjes së këtij testi (hulumtimi) vlerësues. Ministri Bytyqi e vlerësoi lartë rëndësinë e testit TIMSS, i cili mbështet nga partnerët tanë si një instrument i jashtëm vlerësues, nga rezultatet e të cilit do të kemi një pasqyrë reale të gjendjes momentale në sistemin e arsimit në Kosovë. Ministri kërkoi nga të gjithë akterët e involvuar në këtë proces që të angazhohen maksimalisht, të informojnë nxënësit dhe shkollat pjesëmarrëse që të jenë të përgatitur dhe të japin maksimumin. Po ashtu u kërkua nga Komisioni dhe të tjerët që të zhvillohen sa më shumë vizita në terren me qëllim të vetëdijesimit për rëndësinë e këtij testi ndërkombëtar, madje theksoi se praktika e fundit me testin PISA tregoi se një qasje e tillë padyshim jep rezultate të mira. Testi ndërkombëtar (hulumtimi) TIMSS, është vlerësim ndërkombëtar i trendëve në njohuritë e Matematikës dhe Shkencave Natyrore i cili realizohet në kuadër të organizatës IEA (Internacional Association for dhe Evaluation of Edukational) për vlerësimin e të arriturave në arsim. MAShT ka hartuar planin dinamik të organizimit, në harmoni me kërkesat e parashtruara. Janë përzgjedhur 148 shkolla prej të cilave 3 shkolla janë më nxënës me nevoja të veçanta. Testi ndërkombëtar TIMSS përfshinë nxënësit e klasave të katërta dhe teta me gjithsej rreth 5000 nxënës dhe fillon nga data 22 Prill-10 Maj 2019. Ky proces vlerësues mbështet nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore (projekti KESIP ) dhe partnerë tjerë të MAShT.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …