Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale. Ky memorandum është nënshkruar nga ministrat e Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyçi, Bajram Hasani dhe Skender Reçica për fushat të cilat do të ndihmojnë sektorin privat në aftësimin profesional të kuadrove, organizmin e shkollave profesionale, rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale. Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. Me këtë rast, ai ka thënë kjo marrëveshje ka në fokus kryesor punësimin e qytetarëve të vendit. Ideja e këtij memorandumi punësimi i njerëzve. Ky koordinim na ndihmon dhe lehtëson për të përmbushur detyrat tona që na i ka besuar shoqëria. Sot në vendin tonë ka njerëz që kanë nevojë për punë dhe ka shumë biznese që kanë nevojë për punëtorë. Prioritet i yni do të jetë përgatitja dhe aftësimi profesional i punëtorëve në Kosovë”, ka thënë Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …