leoni

MASHT në vitin 2018 realizimi i objektivave është arritur 68% krahasuar me vitin 2017 ku realizimi i tyre ka qenë 55%

MASHT në vitin 2018 realizimi i objektivave është arritur 68% krahasuar me vitin 2017 ku realizimi i tyre ka qenë 55%

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me mbështetje të GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor), kanë publikuar raportin e vlerësimit të Planit Strategjik të arsimit për vitin 2018. Me këtë rast, është bërë e ditur se në vitin 2018 realizimi i objektivave është arritur 68 përqind, krahasuar me vitin 2017 ku realizimi i tyre ka qenë 55 përqind. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, foli për të arriturat e këtij viti. “Sigurimi i cilësisë ka vazhduar me punë, në vitin 2018 ka qenë edhe vlerësimi i mësimdhënësve për një arsim cilësor. Arsimimi dhe aftësimi profesional, baza që është bërë në vitin 2018 do të jetë shumë e rëndësishme për vitin 2019. Angazhimi ynë ka qenë që të sigurojmë jo vetëm cilësi, por të sigurojmë mundësi të veçantë për studentët. Të gjithë studentët që regjistrohen në universitete të njohura në botë kemi vendosur që t’iu japim bursa në shumën prej 7 mijë e 500 euro, me qëllimin e vetëm që ata të kthehen pastaj për të kontribuar në Kosovë”, tha ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …