MASHT: Përjashtimi i Kosovës nga EQAR nuk do të ndikojë diplomat e kosovarëve të mos njihen në Evropë

MASHT: Përjashtimi i Kosovës nga EQAR nuk do të ndikojë diplomat e kosovarëve të mos njihen në Evropë

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, përmes një komunikate ka reaguar ndaj përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR). Ministria është e bindur se studentët kosovarë nuk do të kenë problem me njohjen e diplomave. Për këtë qëndrim ata kanë përdorur si argument njohjen e diplomave të vendeve fqinje të Kosovës. “Tendenca për të thënë se diplomat e studentëve tanë nuk do të njihen në Evropë, janë manipulime të ulëta,dashakeqe dhe dëmtojnë imazhin e Universiteteve tona dhe diplomave tona. “MAShT do të angazhohet fuqishëm që edhe programet e reja të cilat do të akreditohen,të garantojnë cilësi dhe do të kenë të njëjtën rëndësi dhe vlefshmëri. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia nuk janë pjesë e EQAR dhe studentët e tyre nuk e kanë asnjë problem me njohje të diplomave”, thuhet në njoftimin e MASHT.

Më tej në këtë njoftim thuhet se ministria do të bëjë përpjekje për t’i rikthehet akreditimi brenda 90 ditëve. “Ky është edhe një fakt i fuqishëm që demanton manipulimet se diplomat e studentëve tanë nuk do të njihen në EU. Por në asnjë mënyrë ky fakt nuk përmendet për të relativizuar apo zvogëluar rëndësinë që ka EQAR për njohjen vlefshmërisë së diplomave tona. Njëkohësisht  MAShT mbetet e përkushtuar që Agjencia e Kosovës për Akreditim të kthehet në EQAR brenda afatit të ankimimit prej 90 ditësh”, thuhet në fund të sqarimit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …