Shpresa Rama: Nëse nuk kthehen fëmijët në shkollë plan programet janë të pamundura të arrihen

MASHT: Viti shkollor 2016/2017 nuk fillon më 1, por më 5 shtator

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  me qëllim të informimit të drejtë dhe me kohë, njofton të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor të shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor, që fillimi i vitit të ri shkollor 2016/2017, shtyhet nga data 1 shtator (e enjte) deri më datë 5 shtator (e hënë). Lidhur me këtë shtyerje zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë sqaruar  se ndodhen në fazën e fundit të  realizimit të procedurave ligjore për blerjen dhe sigurimin e teksteve shkollore dhe materialeve tjera mësimore, mirëpo për shkaqe të pamjaftueshmërisë së buxhetit për blerjen e tyre, derisa së fundi është gjetur zgjidhje me Ministrinë e Financave, në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk ka mundur të fillojë procedurat e blerjes dhe sigurimit të tyre. Ministria  ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …