Në vitin 2023, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka ndërmarrë një qasje të re për furnizimin me tekste shkollore, duke subvencionuar prindërit për blerjen e librave, për shkak të dështimit për të arritur marrëveshje me shtëpitë botuese. Shuma totale e shpenzuar ka arritur mbi 11 milionë euro, me 80 euro për nxënësit e shkollave fillore dhe 30 euro për ata të shkollave të mesme të ulët. Megjithatë, për vitin shkollor 2024/2025, ende nuk ka ndonjë informacion nga MASHTI në lidhje me mënyrën e furnizimit të teksteve. Rinor Qehaja, njohës i çështjeve të arsimit, ka theksuar nevojën për shpërndarjen e teksteve në kohë dhe ka kërkuar që MASHTI dhe aktorët e tjerë të respektojnë afatet ligjore për përzgjedhjen, botimin dhe shpërndarjen e tyre, duke mësuar nga vonesat e vitit të kaluar.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …