Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Inovacionit, Hykmete Bajrami ka thënë se mësimi në distancë nuk mundet ta zëvendësojë qind për qind atë në shkollë. Që nga data 23 mars ka filluar të mbahet mësimi online me qëllim të parandalimit të Coronavirusit, Bajrami thotë se statistikat që kanë ardhur nga tereni janë inkurajuese. Sipas saj, përveç disa prej familjeve nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimin në distancë në mungesë të pajisjeve smart. Ajo ka thënë se është një numër i madh i kyçjes së mësimit në distancë të nxënësve mësimdhënësve dhe prindërve Ndërsa për vlerësimin e nxënësve në këtë kohë, Bajrami ka thënë se është përpiluar një udhëzues. Ajo ka theksuar se vlerësimi do të bëhet koonform atij udhëzuesi. Më tutje ajo ka theksuar se në vlerësim do të futet edhe aktiviteti i fëmijëve gjatë mësimit në distancë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …