Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përmes një komunikate për media ka njoftuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante rreth situatës epidemiologjike të Koronavirusit COVID 19. Ata thonë se deri tani kanë zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, derisa kanë paralajmëruar se do t’i marrin të gjitha masat në përputhje me situatën.
