Për shkak të situatës me koronavirus, Ministria e Arsimit, prej sot fillon së zbatuari procesin mësimor online për klasën 1 deri 5, ndërsa shumë shpejt pritet të fillojë prodhimi i materialit për klasën 6 deri 9, dhe më vonë edhe për gjimnaze dhe shkolla profesionale. Në një konferencë për media, ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami deklaroi se mësimi në distancë nga klasa 1 deri 5 do të jetë fillimisht në gjuhën shqipe dhe matematikë. Ajo tha se janë duke punuar edhe në dy platforma, ku njëra prej tyre do t’i përmbajë të gjitha xhirimet e disponueshme për mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit dhe tjetra do të përmbajë mësim alternativ, të ofruar nga operatorë privatë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …