Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, obligon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që të martën më 18 shkurt, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Ministrisë. “MAShT-i ua uron festën nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
