leoni

Maslichenko: Shqipëria, RMV dhe Bosnja po investojnë dhe avancohen 3 herë më shumë se Kosova

Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sergey Maslichenko ka thënë se Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, po investojnë dhe avancohen 3 herë më shumë se Kosova ndonëse ajo ka mundësi të mëdha për zhvillim. “Mendoj se Kosova ka të ardhme shumë të mirë me potencial shumë të madh i cili duhet të jepet dhe mendoj se koha është kritike sepse mundësitë janë të larta. Shohim se Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina po investojnë më shumë dhe po avancohen shpejtë në vendet e tyre, pothuajse tre herë më shumë. Ato janë ekonomi pak a shumë të ngjashme dhe mendoj se Kosova dhe Qeveria duhet të prioritizojnë lansimin dhe dorëzimin e projekteve të mëdha. Në këtë çështje kur ndërton projekte infrastrukturore, hapen më shumë mundësi për investime direkte nga të huajt dhe që investitorët e huaj të vijnë këtu dhe potenciali do të vërehet, në të kundërtën do ketë vetëm diskutime rreth potencialit por ne si bankë dhe të gjithë investitorët trajtojnë vendin varësisht nga rezultatet dhe kjo është çka të gjithë do donim të shihnim më shumë” ka thënë mes tjerash drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sergey Maslichenko.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …