Massoud Barzani: Ne jemi të bindur se pavarësia e Kurdistanit do të bëjë të mundur të mos përsëriten tragjeditë e së kaluarës

Massoud Barzani: Ne jemi të bindur se pavarësia e Kurdistanit do të bëjë të mundur të mos përsëriten tragjeditë e së kaluarës

Kryetari i Kurdistanit irakian, Massoud Barzani konfirmoi sot, se para Referendumit për pavarësi në këtë rajon autonom, partneriteti me Bagdadin kishte dështuar. Ai u bërë thirrje banorëve të votojnë. Ne jemi të bindur se pavarësia do të bëjë të mundur të mos përsëriten tragjeditë e së kaluarës”, theksoi ai në një konferencë shtypi në Erbil. “Referendumi është etapa e parë që Kurdistani të shprehë mendimin e tij, menjëherë më pas, një proces i gjatë do të fillojë”, shtoi ai. “Referendumi do të zhvillohet në të gjitha rajonet e Kurdistanit dhe asnjë zyrtar nuk mund t’a ndalojë këtë proces”, theksoi ai. “U bëj thirrje të gjithë kurdëve të votojnë për paqen nesër”, nënvizoi presidenti kurd, nismëtar i referendumit. Pavarësisht kundërshtimit të autoriteteve të Bagdadit, presioneve ndërkombëtare dhe kërcënimeve, Massoud Barzani i qëndroi zhvillimit të këtij referendumi.

Ndërkohë Kryeministri i Irakut, Hajder al-Abadi ka paralajmëruar se do t’i  marrë  masat e nevojshme për të garantuar unitetin e vendit pas vendimit të rajonit autonom të Kurdistanit për zhvillimin e një referendumi për pavarësi. “Të marrësh një vendim të njëanshëm duke prekur unitetin e Irakut dhe sigurinë e tij si dhe sigurinë e rajonit me një referendum është kundër Kushtetutës dhe paqes civile”, deklaroi ai në një fjalim për Kombin, të transmetuar në televizion.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …