MASTERPLANI PËR QENDRËN E JUNIKUT

 

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, priti në takim Profesorin e Universitetit UBT Dr. Binak Beqaj. Profesori Beqaj dhe studentët e këti universiteti kanë shprehur gadishmërinë që t’i kontribuojn komunës së Junikut, duke ideuar Masterplanin për Qendrën e Junikut dhe rrugët kryesore në Junik. Kjo formë bashkëpunimi shërben si praktik në përgaditjen akademike të studentëve dhe komunës së Junikut i lehtëson realizimin e projektit për qendrën e qytetit. Projekti për Qendrën e Junikut është shembull i mirë bashkëpunimi ndërinstitucional që mundëson shfrytëzimin e potencialit të kuadrove të reja dhe që kuadrot e reja ti shërbejnë vendit. Kryetari Kuçi mirëpriti dhe faleminderoj  Beqajn për gadishmërin për bashkëpunim, ku u shpreh që ky Masterplan do gjejë zbatueshmëri dhe jetësohet nga Komuna e Junikut menjëher pas hartimit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …