Matanë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje, ka filluar tubimi i serbëve, në mesin e të cilëve ka edhe të maskuar. Mediet serbe njoftojnë se në këtë tubim përveq serbëve nga Serbia, kanë ardhur edhe nga Republika serbe e Bosnjë e Hercegovinës dhe Mali i Zi. Protestuesit serb po mbajnë mbishkrimin “S’ka dorëzim të Kosovës” dhe mbishkrime të tjera si dhe këngë që bëjnë thirrje për të mos e dorëzuar Kosovën. Mes pikës doganore të Jarinjës dhe protestuesve serb është vendosur një kordon i forcave të rendit të Serbisë për të mos lejuar ata të ofrohen pranë pikës kufitare në Jarinjë. Në këtë pikë kufitare, në territorin e Kosovës është shtuar prania e KFOR-it.
