Diplomati amerikan, Mathew Palmer, ka thënë se Shtetet e bashkuara nuk janë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket marrëveshje së mundshme përfundimtare ndërmjet dy shteteve, SHBA-ja do të flas vetëm pasi të jetë në dijeni se çfarë marrëveshje pritet të arrihet. Palmer ka folur edhe për rrugën evropiane të dy vendeve, duke thënë se Serbia duhet patjetër që të pajtohet me Kosovën, ndërkohë sa i përket BE-së, Ai thotë që liberalizimi i vizave për Kosovën është një hap logjik që duhet të ndërmerret, duke propozuar që Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duhet të i’u jepet kohë e mjaftueshme për të arritur marrëveshjen më të mirë të mundshme. Këto deklarime Palmer i ka bërë në një intervistë për ‘European Western Balkans’, ku ka folur edhe për qëndrimin e SHBA-së karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor.
